Ky antitrup neutralizon të gjithë koronaviruset

Ky antitrup neutralizon të gjithë koronaviruset

16:17, 22/08/2023
A+ Aa A-

Një ekip ndërkombëtar kërkimor ka zbuluar një grup antitrupash që mund të neutralizojnë pothuajse të gjitha variantet e njohura të koronavirusit që shkakton Covid dhe koronaviruse të tjerë që mund të shkaktojnë epidemi të reja në të ardhmen. Studiuesit, të cilët publikuan rezultatet e hulumtimit të tyre në “Science Advances”, izoluan antitrupat nga gjaku i një pacienti që u shërua nga Covid dhe më pas u vaksinua kundër sëmundjes. Kombinimi i infeksionit dhe vaksinimit ka gjeneruar një përgjigje jashtëzakonisht të fuqishme antitrupash, të aftë për të ndaluar pothuajse të gjitha format e testuara të koronavirusit.

Ekspertët kanë gjetur gjashtë antitrupa të aftë për të neutralizuar disa koronaviruse, duke përfshirë SARS-CoV-2, që shkakton Covid në variantet e tij Alpha, Beta, Gamma, Delta dhe Omicron, virusin SARS dhe disa koronaviruse të tjerë të transmetuar nga lakuriqët e natës. Midis këtyre gjashtë, tre ishin veçanërisht të efektshëm, të aftë për të neutralizuar të gjithë viruset e lidhura me SARS, që tashmë është në përqendrime shumë të ulëta.

Antitrupi më i fuqishëm nga të gjithë quhet E7 dhe është i aftë të neutralizojë jo vetëm SARS-Cov dhe SARS-CoV-2, por edhe sarbekoviruse të tjera me origjinë shtazore dhe variantet më të fundit të SARS-CoV-2, si Omicron, XBB.1.16. Për të eliminuar koronavirusin, E7 lidh dy pjesë të proteinës spike (ajo që virusi përdor për t’u lidhur me qelizat pritëse), duke arritur kështu ta çaktivizojë atë dhe të bllokojë procesin e ndryshimit të formës që virusi zbaton për të infektuar qelizat dhe për të shkaktuar sëmundje.

Qëllimi fillestar i studiuesve ishte zgjidhja e problemit të mungesës së antitrupave monoklonalë terapeutikë për trajtimin dhe profilaksinë e pacientëve me Covid me rrezik të lartë, pasi të gjithë antitrupat monoklonalë të miratuar deri më tani kanë humbur efektivitetin ndaj varianteve të reja. Megjithatë, puna e tyre ka treguar një gjë tjetër të rëndësishme, se është e mundur të zhvillohet një vaksinë që funksionon kundër të gjithë koronaviruseve nëse, siç shpjegon një nga autorët Ëang Linfa, “ajo do të jetë në gjendje të “edukojë” sistemin imunitar të njeriut në mënyrë më të drejtë”. Hapi tjetër i hulumtimit është tani që të ekzaminohet potenciali i antitrupit E7 si një agjent profilaktik dhe terapeutik kundër koronaviruseve ekzistues dhe të ardhshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco