Gjashtë arsye pse femrat koreane nuk shëndoshen

Gjashtë arsye pse femrat koreane nuk shëndoshen

19:21, 06/08/2023
A+ Aa A-

Kur bëhet fjalë për dietat dhe për të pasur një fizik të shëndetshëm, gratë koreane janë një shembull për t’u marrë. Ato duket sikur kanë fituar imunitet ndaj mbipeshës. Meqenëse nëse ka një komb ku shumica e grave arrijnë të mbajnë peshën e tyre në një nivel të duhur, ne ndoshta duhet të mësojmë prej tyre.

Le të analizojmë disa faktorë që mund të ndikojnë pse gratë koreane kanë shumë më pak gjasa të bëhen mbipeshë.

Ato evitojnë ushqimet e shpejta

Sado që ne të gjithë duam McDonald's, për hir të së vërtetës nuk është aq e shëndetshme. Ju dëshironi të besoni me gjithë zemër se është, por ushqimet të tilla mpiksin arteriet tuaja dhe ju afrojnë më pranë një vdekjeje të parakohshme..

Ato pinë çaj

Çaji është një nga pijet më të shëndetshme në planet dhe me siguri është shumë më i shëndetshëm se pijet e gazuara që janë jashtëzakonisht të njohura në botën perëndimore. Ndoshta të gjithë duhet të jemi më shumë si Cristiano Ronaldo dhe të pimë “aqua” në vend të Coca Cola-s.

Ato hanë shumë ushqim deti

Ushqimi i detit ka shumë gjëra të shëndetshme për ju, kështu që pasja e një diete që bazohet kryesisht në të, sigurisht që do të jetë e mirë. Ushqimet e detit janë zakonisht të shtrenjta nëse nuk jetoni pranë një bregdeti, kështu që kjo dietë ndoshta nuk është ekonomikisht e mundur për të gjithë.

Ato konsumojnë në masë perimet

E di, askush nuk shkon në një restorant dhe porosit vetëm  perime. Ju porosisni mishin dhe i pranoni perimet thjeshtsi shtesë. aPerimet përmbajnë shumë benefite për shëndetin e njeriut, dhe konsumimi në masë i mishit ë kuq nuk është shumë i shëndetshëm .

Kryejnë shumë aktivitet fizik

Ecja është një mënyrë e sigurt për të humbur peshë sepse e mban trupin tuaj aktiv dhe kërkon shumë më shumë kohë sesa vrapimi apo biçikleta.

Ato reduktojnë në masë embëlsirat

Në Biblën e ushqimit të shëndetshëm, sheqeri është tundimi i Djallit. Të gjithë jemi pak a shumë të varur nga sheqeri, por nuk tregohemi aq të kujdesshëm në balancimin e nivelit të sheqerit duke parandaluar kështu pasojat e konsumimit të tepërt të tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco