Vuani nga tiroidet? 4 gjëra që mund të bëni çdo mëngjes për të mirën e gjëndrës

Vuani nga tiroidet? 4 gjëra që mund të bëni çdo mëngjes për të mirën e gjëndrës

11:11, 18/07/2023
A+ Aa A-

Nga kontrolli i metabolizmit deri te frymëmarrja, tretja, zhvillimi i trurit dhe fertiliteti, gjëndra e vogël, por e fuqishme tiroide luan një rol të rëndësishëm në më shumë funksione të trupit sesa mendojmë.

Kjo është arsyeja pse funksionimi i duhur i tij është kaq i rëndësishëm për shëndetin e përgjithshëm. Mënyra më e mirë për të filluar në këtë drejtim është të kemi kujdes në zakonet tona të përditshmërisë.

Nisur nga kjo po ju sjellim disa këshilla që mund t’ju vijnë në ndihmë.

Shtoni bulmet në mëngjes
Shëndeti i tiroides varet edhe nga ushqimet që vendosni në pjatën tuaj. Në këtë drejtim, produktet e qumështit, si qumështi dhe kosi, përmbajnë një sërë mineralesh që mbështesin gjëndrën tiroide, si seleni, jodi dhe zinku.

Menaxhoni stresin
Tiroidja nuk është e pandikuar nga stresi që shfaqet gjithsesi në organizëm. Konkretisht në lidhje me funksionin e tiroides, stresi mund të përkeqësojë gjendjen, prandaj mundoni qw ta shmangni (sa mundeni).

Ushtrimi 
Nëpërmjet stërvitjes rregullohen si stresi ashtu edhe shëndeti i tiroides. Aktiviteti fizik ul hormonet e stresit, si adrenalina dhe kortizoli, dhe rrit endorfinën, kimikatet e trurit që rrisin disponimin. Dhe siç e përmendëm më lart, kontrolli i stresit konsiderohet thelbësor për funksionin e shëndetshëm të tiroides.

Preferoni kozmetikë pa kimikate që prishin sistemin endokrin
Disa nga produktet e kujdesit personal që përdorim në rutinën tonë të mëngjesit, si kremrat, shamponët, deodorantët, kozmetika dhe parfumet konsiderohen si një kërcënim “i padukshëm” për ekuilibrin e tiroides. Kjo është për shkak se ekspozimi i tepërt ndaj ‘ndërprerësve endokrinë’ mund të prishë funksionimin e duhur të tiroides.

Në të vërtetë, substanca të tilla si parabenet dhe ftalatet, të cilat zakonisht gjenden në produktet e mësipërme, mund të hyjnë në trup përmes lëkurës. Prandaj, sigurohuni që të zgjidhni produkte të kujdesit personal pa këto komponime, por edhe pa aroma sintetike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco