Stresi – shenjë që tregon se jeta juaj është domethënëse

Stresi – shenjë që tregon se jeta juaj është domethënëse

15:58, 08/07/2023
A+ Aa A-

Si një psikologe shëndetësore që është, Kelly McGonigal synon t’i ndihmojë njerëzit të bëjnë jetë më të shëndetshme dhe më të lumtur

Prandaj ka kuptim nëse hamendësojmë se ajo e ka shpenzuar pjesën më të madhe të karrierës së saj duke i inkurajuar njerëzit ta shmangin stresin dhe efektet e këqija që sjell ai.

Por, gjatë fjalimit të saj në konferencën ‘U99’ të mbajtur në Nju Jork, McGonigal ka thënë se mënyra e saj për menaxhimin e stresit ka ndryshuar në thelb gjatë viteve të fundit.

Tani, thotë ajo, e ka kuptuar se stresi nuk është aq i dëmshëm. E këtë deklaratë e mbështesin shumë hulumtime për dy arsye.

E para, stresi dhe brengosja mund të jetë shenjë se jeta juaj ka një domethënie. Duke qenë të stresuar do të thotë se jeni të angazhuar në diçka që vërtet ju intereson – qoftë nëse është fjala për një intervistë në punën e ëndrrave apo nëse brengoseni për tu kujdesur për fëmijën.

E dyta, thjesht duke qenë i vetëdijshëm për përfitimet që i sjell stresi ju mund të ballafaqoheni me atë.

Për shembull, nëse jeni nga personat e shumtë të cilët e perceptojnë stresin si diçka negative dhe përpiqen ta shmangin me çdo kusht, mundësitë janë se kur ballafaqoheni me një situatë stresuese – siç është ajo intervista e punës – trupi juaj do të lirojë nivele më të larta të hormonit të stresit, e kjo mund të sjell efekte dëmtuese në sistemin tuaj të imunitetit dhe shëndetin e përgjithshëm.

Por, le të themi se shkoni në atë intervistë duke i kuptuar dhe mbështetur avantazhet potenciale të stresit. Studimet tregojnë se jo vetëm se do të keni një reagim më të shëndetshëm fiziologjik; por gjithashtu jeni më të prirë të gjeni një domethënie në sfidën tuaj dhe të mësoni nga ajo.

Sfida momentale e Mcgonigal-it nuk është t’i ndihmojë njerëzit ta zvogëlojnë nivelin e stresit në jetën e tyre, por t’i bindë që të ndalojnë së rezistuari atë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco