A mund të jenë fasulet sekreti i një jete të gjatë të shëndetshme?

A mund të jenë fasulet sekreti i një jete të gjatë të shëndetshme?

23:08, 30/06/2023
A+ Aa A-

 Dan Buettner, një autor bestseller i ‘New York Times’, ka hulumtuar dhe raportuar mbi të ashtuquajturat “zona blu” për më shumë se 20 vjet.

Zonat blu i referohen rajoneve ku njerëzit jetojnë më shumë se 100 vjet. Janë identifikuar 5 zona blu në të gjithë botën: Në Sardenjë të Italisë, Okinawa të Japonisë, Gadishulli Nicoya, Icaria në Greqi dhe Loma Linda në Kaliforni.

Gjatë këtij studimi mbi jetëgjatësinë, Buettner zbuloi se të pesta zonat kishin një gjë të përbashkët tek vaktet ditore: bishtajoret.

Shkencëtarët besojnë se një dietë me bazë bimore, kontribuon në jetëgjatësinë e njerëzve që jetojnë në këto zona.

Dhe ka kuptim, pasi bishtajoret kanë shumë vlera ushqyese, ato përmbajnë bakër, hekur, magnez, kalium, acid folik, zink dhe lizinë, një aminoacid i nevojshëm për shëndetin e njeriut. Ato janë gjithashtu plot me proteina dhe fibra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco