I përdorur në pije dhe ushqime, OBSH pritet të shpallë si kancerogjen embëltuesin e mbi 6 mijë produkteve

I përdorur në pije dhe ushqime, OBSH pritet të shpallë si kancerogjen embëltuesin e mbi 6 mijë produkteve

18:03, 30/06/2023
A+ Aa A-

Ëmbëltuesi aspartami mund të klasifikohet nga agjencia e OBSH-së e specializuar në kërkimin e kancerit, IARC, si një ‘kancerogjen i mundshëm njerëzor’.

Lajmi, i parashikuar nga agjencia e lajmeve Reuters, do të zyrtarizohet më 14 korrik me një vlerësim që do të publikohet më pas në revistën ‘Lancet Oncology’.

Aspartami, i përdorur nga miliona njerëz, është i pranishëm në mbi 6000 produkte, nga pijet joalkoolike te kosi dhe deri te shurupet e kollës.

Deri më sot, doza maksimale për konsum është vendosur në 40 mg në ditë për kilogram të peshës trupore. Por pas 40 vitesh përdorimi, pritet ky vlerësim i ri nga IARC, i cili së bashku me FAO-n do të duhet të rivlerësojnë dozën e sigurt për substancën.

Sistemi i klasifikimit të agjencisë së OBSH-së ka katër kategori. Grupi 1 është i destinuar për substancat për të cilat ka prova të mjaftueshme të kancerogjenit;

Substancat e përfshira në grupet 2A ( mundësisht kancerogjene ) dhe 2B ( ndoshta kancerogjene ) konsiderohen potencialisht të afta për të nxitur zhvillimin e tumoreve, por me nivele të ndryshme fuqie të provave shkencore të disponueshme.

Aspartami do të përfshihej në kategorinë e kancerogjenëve të mundshëm, në të cilin aktualisht janë 322 substanca.

Muajin e kaluar, OBSH kishte vendosur për këtë dhe ëmbëlsues të tjerë, duke këshilluar kundër përdorimit të tyre për kontrollin e peshës ose për të zvogëluar rrezikun e sëmundjeve.

Përdorimi i tyre, sipas OBSH-së, ‘nuk sjell ndonjë përfitim afatgjatë në reduktimin e yndyrës së trupit tek të rriturit ose fëmijët’, ndërsa mund të çojë në ‘ efekte anësore të mundshme’ , ‘si rritja e rrezikut të diabetit, sëmundjeve kardiovaskulare dhe vdekshmëria tek të rriturit’.

Kjo deklaratë e OBSH-së, në pritje të një vendimi përfundimtar, ka ngjallur reagimin e menjëhershëm të kompanive në këtë sektor, ndërsa onkologët dhe nutricionistët bëjnë thirrje për kujdes.

Nga ana e saj, Shoqata Ndërkombëtare e Ëmbëltuesve deklaron se ‘ka shqetësime serioze për spekulimet paraprake’ mbi opinionin e IARC ‘të cilat mund të mashtrojnë konsumatorët për sigurinë e aspartamit’, duke nënvizuar se ai është një nga ‘më të studiuarit gjatë historisë, me mbi 90 agjenci në mbarë botën që i deklarojnë ato të sigurta.’ /A2CNN

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco