Ky ushqim mund të jetë arsyeja pse disa njerëz jetojnë deri në 100 vjeç

Ky ushqim mund të jetë arsyeja pse disa njerëz jetojnë deri në 100 vjeç

09:57, 30/06/2023
A+ Aa A-

Vërtet janë të vogla, por duket se luajnë një rol të rëndësishëm në jetëgjatësi: familja e bishtajoreve, ku bëjnë pjesë fasulet, thjerrëzat, bizelet dhe qiqrat.

"Në çdo zonë blu që kam vizituar, fasulet dhe bishtajoret e tjera ishin - dhe janë ende - një përbërës kryesor i dietës ditore," tha autori dhe sipërmarrësi Dan Buettner, i cili ka shpenzuar dekada duke raportuar mbi "zonat blu", komunitetet përreth globit ku njerëzit jetojnë më gjatë dhe më të shëndetshëm.

Zonat blu janë zbuluar në Ikaria, Greqi; Okinawa, Japoni; Nicoya, Kosta Rika; Loma Linda, Kaliforni; dhe ishulli i Sardenjës, në brigjet e Italisë.

Të gjitha ushqimet e familjes së bishtajoreve janë plot me lëndë ushqyese, duke përfshirë bakrin, hekurin, magnezin, kaliumin, acidin folik, zinkun, lizinën, që është një aminoacid thelbësor dhe shumë proteina dhe fibra.

Studimet tregojnë se fibrat e tretshme në fasule mund të ulin kolesterolin dhe të ndihmojnë në parandalimin e diabetit të tipit 2 duke stabilizuar sheqerin në gjak.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco