Ilaçi më i shtrenjtë në botë kushton 3.5 milionë dollarë për dozë

Ilaçi më i shtrenjtë në botë kushton 3.5 milionë dollarë për dozë

10:50, 15/12/2022
A+ Aa A-

Hemgenix, një kurë me një dozë të vetme për një formë të çrregullimit të koagulimit të gjakut, hemofilisë, së fundmi ka vendosur një rekord të ri botëror për ilaçin më të shtrenjtë të shitur ndonjëherë me 3,5 milionë dollarë për dozë.

Të martën, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave miratoi Hemgenix, një terapi gjenetike më e avancuar e krijuar për të trajtuar të rriturit me hemofili B, një çrregullim serioz gjenetik në të cilin njerëzit nuk prodhojnë një proteinë të rëndësishme  të nevojshme për të mpiksur gjakun në rast gjakderdhjeje.

Deri më tani, trajtimet tipike kërkonin injeksione rutinë për të mbajtur nivele të mjaftueshme të proteinës së munguar te pacientët, por falë Hemgenix, të sëmurët nga hemofilia B kërkojnë një infuzion të vetëm IV për t'u kuruar përgjithmonë.

Problemi i vetëm është se ajo dozë e vetme kushton jo më pak se 3.5 milionë dollarë, duke e bërë Hemgenix ilaçin më të shtrenjtë që ka qenë ndonjëherë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco