Pse aktiviteti fizik të nënat e reja është i domosdoshëm?

Pse aktiviteti fizik të nënat e reja është i domosdoshëm?

15:32, 17/11/2022
A+ Aa A-

Aktiviteti fizik është shumë i rëndësishëm për të gjitha moshat, por shpesh herë ajo çfarë na kufizon është koha, aq më pak kur bëhet fjalë për nënat e reja të cilat e kanë çdo minutë të  limituar sepse i’u duhet shumë përkushtim për fëmijën.

Më pak se gjysma e nënave bëjnë përpjekje për të ushtruar aktivitet fizik, duke përfshirë dhe ato me fëmijë të vegjël.

‘Rachel Simpson’, një studente doktorature në ‘Njësinë e Epidemiologjisë të Këshillit të Kërkimeve Mjekësore në Universitetin e Kembrixhit’, tha: "Të ushtruarit në mënyrë të rregullt, ka përfitime të qarta, si afatshkurtra ashtu edhe afatgjata, veçanërisht nëse rrit rrahjet e zemrës.”

Por të qenit nënë, njëkohësisht mund të pengojë në gjetjen e një hapësire kohore të lirë.

Aktiviteti fizik është i lidhur me një gamë të gjerë përfitimesh shëndetësore, nga ulja e rrezikut të diabetit të tipit 2 dhe sëmundjeve të zemrës, deri te mbajtja e një peshe të shëndetshme dhe shëndeti më i mirë mendor.

Këshillat nga NHS thonë se të rriturit duhet të ushtrohen te paktën 150 minuta në ditë duke e cilësuar këtë si aktivitet mesatar.

Për të qëndruar të shëndetshëm, të rriturit e moshës 19 deri në 64 vjeç duhet të përpiqen të jenë aktivë çdo ditë dhe duhet të bëjnë:

•të paktën 150 minuta aktivitet aerobik të moderuar si biçikleta ose ecja e shpejtë çdo javë

•ushtrime forcash në 2 ose më shumë ditë në javë që punojnë të gjithë muskujt kryesorë (këmbët,, shpina, barku, gjoksi, shpatullat dhe krahët)

•75 minuta aktivitet aerobik të fuqishëm si vrapimi ose një lojë tenis teke çdo javë dhe

•ushtrime forcash në 2 ose më shumë ditë në javë që punojnë të gjithë muskujt kryesorë (këmbët, ijet, shpina, barku, gjoksi, shpatullat dhe krahët)

•një përzierje e aktivitetit të moderuar dhe të fuqishëm aerobik çdo javë, për shembull, 2 vrapime x 30 minuta plus 30 minuta ecje të shpejtë barazohen me 150 minuta aktivitet aerobik të moderuar dhe

•ushtrime forcash në 2 ose më shumë ditë në javë që punojnë të gjithë muskujt kryesorë (këmbët, ijet, shpina, barku, gjoksi, shpatullat dhe krahët).

Një rregull i mirë është që 1 minut aktivitet i fuqishëm ofron të njëjtat përfitime shëndetësore si 2 minuta aktivitet i moderuar.

Një mënyrë për të kryer 150 minuta aktivitet fizik javor të rekomanduar është të bëni 30 minuta në 5 ditë çdo javë.

Të gjithë të rriturit duhet gjithashtu të ndërpresin me aktivitet periudhat e gjata të qëndrimit ulur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco