Lebra, sëmundja e lashtë që mund të rigjenerojë organet jetësore

Lebra, sëmundja e lashtë që mund të rigjenerojë organet jetësore

12:33, 16/11/2022
A+ Aa A-

Bakteret e lebrës mund të jenë sekreti për riparimin dhe rigjenerimin në mënyrë të sigurt të organizmit, thonë shkencëtarët e Universitetit të Edinburgut.

Eksperimentet me kafshët kanë zbuluar aftësinë mbresëlënëse të bakterit që thuajse të dyfishojë madhësinë e mëlçisë duke stimuluar rritjen e shëndetshme. Është një veprim disi egoist që i lejon të infektojë më shumë inde.

Por të gjeturit se si bakteri e bën këtë mund të jetë rruga drejt zhvillimit të terapive që kundërshtojnë vitet e jetës.

Lebra është një sëmundje e lashtë që prek nervat, lëkurën dhe sytë. Në histori, ata që infektoheshin prej saj, shmangeshin nga të tjerët. Por bakteri që e shkakton Mycobacterium leprae,  ka aftësi të pazakonta, përfshirë edhe “alkiminë biologjike”, shndërrimi i një indi të trupit  në një tjetër, diçka  që ka mahnitur shkencëtarët.

Ndaj, ata nisën të studionin të vetmet kafshë që sëmuren prej saj: armadillot. Infeksioni i drejtohet mëlçisë së tyre dhe ‘riprogramon’ organin për qëllimet e veta. Mëlçia u zmadhua thuajse sa dyfishi i saj dhe ndonëse pritej që kjo të ishte kancerogjene apo difektoze, pas analizave të detajuara, rezultoi se organi ishte i shëndetshëm, funksional dhe me të gjitha enët e gjakut apo ‘xhepat’ e saj.

Bakteri ka aftësinë të kthejë mbrapsht orën biologjike të mëlçisë. Qelizat e rritura të mëlçisë janë fabrika metabolike me qindra funksione në organizëm. Bakteri i lebrës e kthen fazën e tyre të zhvillimit pas, njësoj si të ishin ‘adoleshente’ përpara se të kalojnë në të rritura.

Detajet e hollësishme nuk janë ende të qarta, ndërsa gjithnjë ekziston risku që qelizat duke kaluar në këtë proces të kthehen në kancerogjene. Rezultatet premtuese janë një shpresë për rigjenerimin e mëlçisë për pacientët në pritje të transplantit, ndërsa i ka hapur rrugë zhvillimit të mjekimeve dhe terapive të reja./tvklan.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco