Studimi i fundit hap dritën jeshile për të ardhmen e njerëzve që rrezikohen nga diabeti i tipit 1

Studimi i fundit hap dritën jeshile për të ardhmen e njerëzve që rrezikohen nga diabeti i tipit 1

13:48, 14/11/2022
A+ Aa A-

Rreth 20,000 fëmijë të grupmoshës 3-13 vjeç do të marrin pjesë në një kontroll gjaku në ’Mbretërinë e Bashkuar’.

Sipas një studimi të mëparshëm, rreth 400,000 Britanikë kanë imunitet ku trupi i tyre është në gjendje të prodhojë insulinë e cila kontrollon sheqerin në gjak.

Nëse mjekët nuk e kapin këtë problem shëndetësor ose nuk trajtohet në kohë, mund të jetë edhe fatale për njeriun. Po ashtu eksperimentet që mund të bëhen me gjakun mund të vonojnë në marrjen e diagnozës së duhur duke rritur akoma me shumë rrezikun tek fëmija.

Sipas “The Sun”  kjo provë do të financohet nga ‘Diabets UK’ dhe do të kryhet nga shkencëtarët  e ‘Universitetit të Birminghamit’ të cilët do të përdorin teste gjaku të marra nga gishtat e njeriut për të kontrolluar rrezikun e diabetit tek të rinjtë.

Dr Elizabeth Robertson , drejtoreshë kërkimore në Diabetes UK, tha: “Ne jemi tashmë në epokën që të kapim sa më herët  diabetin e tipit 1."

Ky test do të ofrojë njohuri  jetike dhe gjithashtu shpresë për të ardhmen e njerëzve që rrezikohen nga diabeti i tipit 1.

Testet që do të realizohen skanojnë mikro qeliza gjaku për auto-antitrupat  të cilat shkatërrojnë qelizat vitale dhe që prodhojnë insulinë.

Auto-antitrupat mund të dallohen në gjak disa vite para se të zhvillohet diabeti.

Diabeti i tipit 1 është i pashërueshëm dhe e le trupin të paaftë për të kontrolluar nivelet e sheqerit në gjak dhe si pasojë duhet të injektohet insulinë për ta menaxhuar atë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco