Studimi/ Infektimi i disatë nga Covid, rrit rrezikun e vdekjes

Studimi/ Infektimi i disatë nga Covid, rrit rrezikun e vdekjes

20:44, 10/11/2022
A+ Aa A-

Sipas shkencëtarëve në SHBA, shumica e njerëzve kanë një lloj mbrojtjeje nga sëmundjet apo infeksionet e ndryshme që kanë kaluar më parë, ju mund ta kapni sëmundjen nëse e keni kaluar tashmë, por rimarrja e saj mund të jetë vdëkjëprurëse, shkruan prestigjiozia “The Sun”.

Në Shkollën e Mjekësisë të “Universitetit të Uashingtonit” në St.Louis shkencëtarët u morën me studimin e ndikimit që mund të ketë ky infeksion.

Ata zbuluan se një riinfeksion i përsëritur sjell një rrezik shtesë shëndetësor.

Sipat tyre, ky rrezik prek zemrën, mushkëritë, trurin, madje mund të shfaqet edhe si infeksion në gjak.

Po ashtu mjekët ngritën alarmin se pacientët mund të përballen me sistemet muskulo-skeletorë dhe gastro-intestinale të cilat mund të sjellin edhe vdekje, por duke u ndihmuar nga sëmundje si diabeti dhe sëmundjet e veshkave.

Ekspertët zbuluan se personat të cilët riinfektohen me Covid-19, kishin dy herë më shumë gjasa te vdisnin sesa ata persona që e kalonin vetëm një hërë virusin.

Gjithashtu u zbulua se ata që e kalonin dy herë virusin,  kishin tre herë më shumë shanse për tu shtruar në spital sesa individët e tjerë.

Në rëvistën ‘Nature Medicine’ ekspertët thanë se nëse keni kaluar dy herë Covid-in, tashmë është mirë ta shmangni herën e tretë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco