Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

OBSH ngre alarmin për shtimin e rasteve të poliomielitit, apeli për vaksinim

OBSH ngre alarmin për shtimin e rasteve të poliomielitit, apeli për vaksinim

09:34, 31/08/2022
A+ Aa A-

OBSH ngre alarmin për shtimin e rasteve të poliomielitit, apeli për vaksinim

“Një kërcënim sëmundjeje në një vend është një kërcënim sëmundjeje kudo, veçanërisht në botën e sotme”. Kështu deklaroi drejtori i OBSH-së për Europën Hans Kluge, duke ngritur alarmin për shtimin e rasteve të poliomielitit.

Sipas drejtorit të OBSH-së për Evropën, rastet e fundit të poliomielitit në mbarë botën janë “një thirrje zgjimi për të gjithë”, ndërsa apeloi për vaksinimin.

“Të gjithë ata që nuk janë vaksinuar, apo fëmijët e të cilëve u kanë munguar vaksinat e planifikuara, duhet të vaksinohen sa më shpejt. Vaksinat e poliomielitit janë treguar shumë efektive dhe të sigurta”, shtoi Kluge.

Duke pasur parasysh botën tonë të ndërlidhur, virusi i poliomielitit i zbuluar së fundmi në Nju Jork, është i lidhur gjenetikisht me viruset e zbuluara në Izrael dhe Mbretërinë e Bashkuar, tha ai.

Pavarësisht mbulimit të lartë të përgjithshëm të vaksinimit ndaj poliomielitit, virusi i poliomielitit ka gjetur rrugën e tij tek individët e prekshëm në komunitetet e nën-vaksinuara. Covid, lija e majmunëve dhe poliomieliti, kanë demonstruar në mënyrë të përsëritur se si një kërcënim i sëmundjes në një vend është një kërcënim i sëmundjes kudo. Një mësim që do të ishte budalla ta injoronim, veçanërisht në botën e sotme.

Ndërkohë, EMA ka njoftuar se do të nisë vlerësimin e vaksinës Pfizer anti Covid të përshtatur me variantet Omicron.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco