Çregullimet mendore, shqiptarët të pakujdesshëm. Psikologia: 80% s’kujdesen për shëndetin mendor

Çregullimet mendore, shqiptarët të pakujdesshëm. Psikologia: 80% s’kujdesen për shëndetin mendor

20:00, 24/08/2022
A+ Aa A-

Shqiptarët nuk kujdesen për shëndetin mendor, këtë e konfirmon psikologia Manjola Daçi. Gjatë një intervistë për Syri televizion, Daçi tregon se 80% e popullsisë janë të pavëmendshëm ndaj këtyre problematikave, ndërkohë që Covid-19 ka shtuar çregullimet.

Sëmundjet mendore janë përhapur ndjeshëm, e për këtë arsye duhet një kujdes I veçantë, por për shqiptarët ende mbetet një tabu. Psikologia Manjola Daçi, gjatë një interviste për Syri Tv, tregon se një përqindje e vogël I kushtojnë rëndësi problemeve mendore.

Ndërkohë, sipas Qerime Daçit, covid-19 ka pasur një ndikimi të madh në shtimin e çrregullimeve mendore.

Dy motrat, Manjola dhe Qerime Daçi, së fundmi kanë botuar një libër me titull “Çrregullimet mendore”, ku trajtojnë një sërë dukurish, ndërsa sugjerojnë qëndrimin larg medikamenteve.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco