Koronavirusi: Simptoma që 'tregon' se jeni të infektuar me një nënvariant Omicron

Koronavirusi: Simptoma që 'tregon' se jeni të infektuar me një nënvariant Omicron

12:04, 18/07/2022
A+ Aa A-

Dhimbja e fytit është simptoma më e zakonshme e raportuar nga të infektuarit me koronavirus këtë sezon, sipas një sondazhi me 17,500 njerëz në Mbretërinë e Bashkuar.

Pjesëmarrësit raportuan gjithashtu dhimbje koke dhe kollë.

Ndërsa më rrallë gjatë kësaj periudhe është raportuar për ethe dhe për humbjen e nuhatjes ose shijes.

 

Ngjirja e zërit, teshtitja, lodhja, dhimbjet e muskujve dhe marramendja u raportuan gjithashtu më shpesh.

Sipas Zoe Health Study , lista e 20 simptomave më të shpeshta të raportuara të infeksionit COVID-19, në periudhën aktuale kur po përjetojmë sërish një shpërthim rastesh, janë:

Dhimbje të fytit - 58%
Dhimbje koke - 49%
Kongjestioni i hundës - 40%
Kollë  - 40%
Rrjedhja e hundës - 40%
Zë i ngjirur - 35%
Teshtitje - 32%
Lodhje - 27%
Dhimbje  muskujsh - 25%
Marramendje - 18%
Ënjtje e gjëndrave në qafë - 15%
Sy të irrituar - 14%
Humbje të nuhatjes - 13%
ethe - 13%
Marrje fryme- 11%

Studimi React-1, i cili mbledh të dhëna çdo muaj nga 150,000 njerëz të zgjedhur rastësisht nga Anglia, të cilët i nënshtrohen një autotesti për koronavirusin, ka arritur në rezultate të ngjashme.

Në të vërtetë, ai zbuloi se simptomat e raportuara nga ata që vuajnë nga COVID-19 kanë ndryshuar në krahasim me valët e mëparshme epidemike.

 Shkencëtarët ia atribuojnë këtë ndryshimeve që bën koronavirusi për të mbijetuar.

Lidhur me mutacionin Omicron dhe nënvariantet e tij, studiuesit e Kolegjit Imperial që kryen studimin React-1 shpjegojnë se humbja e shijes ose nuhatjes nuk janë më simptoma të raportuara zakonisht në krahasim me mutacionet e mëparshme. 

Tani pacientët më shpesh raportojnë simptoma që janë shumë të ngjashme me ato të gripit dhe të ftohjes së zakonshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco