Lajmi i fundit

Tronditet Shkodra/ Shpërthim me lëndë plasëse në banesën e një gjyqtari /EMRI/

Gana konfirmon rastet e para të virusit vdekjeprurës Marburg

Gana konfirmon rastet e para të virusit vdekjeprurës Marburg

09:11, 18/07/2022
A+ Aa A-

Gana ka konfirmuar dy rastet e para të virusit vdekjeprurës Marburg, një sëmundje shumë infektive në të njëjtën familje me virusin që shkakton Ebola.

Zyrtarwt shëndetësore në vend janë shprehur se dy pacientët vdiqën së fundmi në spital në rajonin jugor të Ashantit duke shtuar se 98 persona janë tani në karantinë si raste të dyshuara.

Mostrat e tyre dolën pozitive në fillim të këtij muaji dhe tani janë verifikuar nga një laborator në Senegal.

Nuk ekziston ende asnjë trajtim për Marburg - por mjekët thonë se pirja e shumë ujit dhe trajtimi i simptomave specifike përmirëson shanset e pacientit për të mbijetuar .

Virusi transmetohet te njerëzit nga lakuriqët e natës së frutave dhe përhapet midis njerëzve përmes transmetimit të lëngjeve trupore.

Është një sëmundje e rëndë, shpesh fatale me simptoma të tilla si dhimbje koke, ethe, dhimbje muskulore, të vjella gjaku dhe gjakderdhje.

Zyrtarët kanë paralajmëruar njerëzit që të qëndrojnë larg shpellave dhe të gatuajnë tërësisht të gjitha produktet e mishit përpara se t'i konsumojnë ato.

Në Afrikë, shpërthime të mëparshme dhe raste sporadike janë raportuar në Angola, Republikën Demokratike të Kongos, Kenia, Afrikën e Jugut dhe Ugandë, thotë OBSH.

 Shpërthimi i parë i Marburgut ishte në Gjermani në vitin 1967 ku vdiqën shtatë persona.

Virusi vrau më shumë se 200 njerëz në Angola në 2005, shpërthimi më vdekjeprurës i regjistruar sipas organit global të shëndetit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco