Gjumi në krah konsiderohet më i shëndetshmi, por ka një efekt anësor

Gjumi në krah konsiderohet më i shëndetshmi, por ka një efekt anësor

09:29, 01/03/2022
A+ Aa A-

Gjumi në krah konsiderohet i shëndetshëm, por kur bëhet fjalë për lëkurën, nuk është kështu.

Ka artikuj dhe video të panumërta që paraqesin udhëzime për kujdesin e lëkurës, këshilla kundër rrudhave dhe produkte për të ndihmuar në luftimin e shenjave të plakjes.

 

Por ka një paralajmërim për të cilin shumë prej nesh nuk e kanë dëgjuar, dhe ai është se gjumi në krah ose në bark mund të shkaktojë “rrudha gjumi” në fytyrë dhe gjoks.

Sipas dermatologes Dr.Fara Mustafi, të flesh në krah ose në bark do të thotë se fytyra jonë është e shtypur pas jastëkut. Ky presion në lëkurën tonë mund të shkaktojë rrudha.

Cilat janë rrudhat e gjumit?

Edhe pse të gjithë i dimë për linjat që krijohen në ballin tonë në përputhje me shprehjet e fytyrës që bëjmë gjatë ditës, të ashtuquajturat rrudha mimike, ato janë të ndryshme nga rrudhat që shfaqen gjatë gjumit.

Linjat e shkaktuara nga gjumi në ije ose në bark zakonisht shfaqen si rrudha vertikale, ndërsa linjat horizontale ndodhin kur një person bën lëvizje të fytyrës si ngritja ose vrenjtja.

Me kalimin e moshës, linjat e gjumit, të ngjashme me linjat e shprehjes së fytyrës, fillojnë të marrin një formë të përhershme dhe nuk zhduken më pas disa orësh.

Humbja e kolagjenit me kalimin e kohës gjithashtu ka një ndikim.

“Unë mendoj se patjetër do të përfitoni nga gjumi në shpinë për të shmangur forcat e mëdha shtypëse në fytyrën tuaj, të cilat krijojnë rrudha me kalimin e kohës”, tha Dr. Mustafi për Reviewed, sipas Index.hr.

Edhe pse gjumi me shpinë mund të jetë më i mirë për të parandaluar rrudhat e gjumit, doktor Mustafi tha gjithashtu se nuk është ideja më e mirë ta detyroni këtë pozicion nëse nuk jeni mësuar të flini kështu.

Nëse e keni të vështirë të flini në shpinë, me siguri do të bëni një gjumë të keq gjatë natës, gjë që përsëri nuk do të jetë e mirë për lëkurën tuaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco