Kardiologu shqiptar: Covid-19 shton riskun për sëmundjet e zemrës

21:12, 11/02/2022
A+ Aa A-

Sëmundjet e zemrës janë përhapur ndjeshëm  në Shqipëri që kur në vendin tonë ka mbërritur Covid-19. 

Këtë fakt e pohoi mjeku kardiolog Leonidha Pepo në një intervistë për Syri Televizion.

Pepo theksoi se janë shtuar edhe rastet e të rinjve të cilët kanë probleme me zemrë.

SarsCov2 ka shtuar ndjeshëm vizitat për sëmundjet e zemrës në spitalet dhe qendra shëndetsore në Shqipëri.

Mjeku kardiolog Leonidha Pepo, u shpreh se Covid-19 shkakton probleme me zemrën, të tilla si luhatje tensioni apo zmadhim zemre.

Sipas mjekut Pepo, sëmundjet e zemrës janë përhapur ndjeshëm edhe tek të rinjtë, kjo për shkak të stilit të jetesës.

Pepo ka treguar se burrat janë më të predispozuar ndaj sëmundjeve të zemrës, duke këshilluar për ndryshim të stilit të jetesës dhe veçanërisht moskonsumimin e duhanit, të cilin e quan armik të zemrës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco