'Nuk mjekohen'/ Brataj: Të infektuarit me COVID vijnë në spital me 80% të mushkërisë së prekur

'Nuk mjekohen'/ Brataj: Të infektuarit me COVID vijnë në spital me 80% të mushkërisë së prekur

15:39, 03/01/2022
A+ Aa A-

Shumë qytetarë të prekur nga Covid nuk pranojnë të shkojnë në spitalet edhe kur gjendja e tyre shëndetësore kërkon me çdo kusht.

Shpesh herë kombinimi i trajtimit mjekësor ambulator me atë spitalor në kushte shtëpie, i agravon më shumë, duke bërë që të shkojnë me 80% të mushkërisë së prekur, e cila konsiderohet faza më e rëndë.

Skënder Brataj, drejtor i Urgjencës Kombëtare, ku qytetarët kërkojnë ndihmë më parë se  të shkojnë në spital e konfirmon këtë fakt.

Mutacioni “Omicron”, për të cilin është paralajmëruar se do të shkaktojë një tjetër valë në mesin e këtij muaji thuhet se është më shume infektues se sa “Delta”, por nuk i prek mushkëritë.

Brataj këshillon qytetarët të testohen sa më pare e të mos neglizhojnë asnjë simptomë, pasi këto ditë kanë festuar të shfrenuar e të mos lejojnë përhapjen e mëtejshme  të mutacionit “Omicron”, i cili po qarkullon tanimë krahas “Deltës” edhe Gripit./ Tch

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Covid 2204/01/2022 13:25

Ne pritje te shqyrtohet dhe vleresohet per publikim, komenti im per kete palaco qe njerezit po vdesin se shteti i ka braktisur dhe ky i akuzon nuk mjekohen! Mqns po vonohet kaq shume shqyrtimi dhe publikimi, me con ne konkluzionin, qe jo vetem ju ka blere Berisha, se na cate b.... Berisha Basha, por merrkeni para edhe nga Rama, qe nuk po publikoni nje te vertete qe i duhet me shume ketij populli nga Kruma ne Konispol, si te mos vdesi nga COVID-19-20-21-22. Mire u takofshim ne meetingun e radhes.

Covid - 2004/01/2022 12:52

Se pari shteti duhet te ofroje FALAS berjen e tamponit PCR, (mqns varianti Omicron, nuk kapet lehte me tampon te thjeshte) qe njerezit te mos hezitojne per shkak te 4500 leke te reja qe kushton tamponi. Shefi i Urgjences dhe te gjithe mjeket e shtepise e dine qe analizat e gjakut duhen kryer te pakten cdo 3-4 dite per personat pozitive, per te pare pershkallezimin e virusit ne organizem. Pse nuk i rekomandojne tek Check-up falas pacientet, por keta te fundit nga pamundesia ekonomike per te kryer teste dhe analizat e gjakut, i agravohet situata deri ne shtrim ne spital e pse jo vdekje? Mos fajesoni njerezit qe nuk kane mundesi ekonomike (sigurisht ka pjese edhe mosdija) qe po vdesin nga covid se po vijne vone ne spital. Ku SHTETI ?

Shto koment

Denonco