Lajmi i fundit

VIDEO/ Dosja ‘5D’, inceneratorët, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Sëmundja misterioze në tru/ Po preken gjithmonë e më shumë të rinj

Sëmundja misterioze në tru/ Po preken gjithmonë e më shumë të rinj

09:43, 03/01/2022
A+ Aa A-

Para dy vitesh, një sëmundje misterioze neurologjike shpërtheu në një rajon të Kanadasë.

Sëmundja befasoi ekspertët pasi nuk dihej nga vinte, por informacionet e fundit janë më shqetësuese.

Sipas The Guardian, sëmundja duket se po prek gjithmonë e më shumë të rinjtë e rritur.

Gazeta shkruan se sëmundja që u shfaq në rajonin e Nju Brunsuik shkakton një rënie të shpejtë të aftësive konjitive.

Duke folur në kushtet e anonimatit, një punonjës i bluzave të bardha në rajon tha se po shtohet rastet te të rinjtë pa ndonjë problem të mëparshëm shëndetësor.

Sëmundja sjelll humbje të shpejtë të peshës, pagjumësi, halucinacione, vështirësi në të menduar dhe lëvizshmëri të kufizuar.

Fillimisht numri i të prekurve u raportua se është 48, por mendohet se janë të paktën 150 raste.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco