Ja cilat janë simptomat më të zakonshme të mutacionit Omicron tek personat e vaksinuar

Ja cilat janë simptomat më të zakonshme të mutacionit Omicron tek personat e vaksinuar

12:16, 02/01/2022
A+ Aa A-

Për të ofruar mbrojtjen më të mirë kundër mutacionit Omicron shumë vende kanë marrë një vendim për të kryer dozën e tretë.

Ndërkohë që ekspertët u shprehen se kjo është metoda më e mirë e mbrojtjes ata nënvizuan se dhe kjo dozë nuk ofron mbrotje 100%, pasi sërish mund të infektohesh.

Dhe nisur nga kjo Craig Spencer, një mjek i dhomës së urgjencës me bazë në Nju Jork, është shprehur se ata shohin simptoma të lehta dhe të ndryshme të Omicron tek njerëzit e vaksinuar.

' Më të lehta nënkuptohet më së shumti dhimbje fyti, gjithashtu pak lodhje ndoshta dhe dhimbje muskulore. Por nuk ka vështirësi në frymarrje’ është shprehur Spencer.

Nga ana tjetër, gjetjet fillestare sugjerojnë se Omicron është më ngjitës, por më i butë se versionet Delta dhe Wuhan.

Ashpërsia më e ulët e variantit Omicron i atribuohet si karakteristikave të këtij varianti ashtu edhe rritjes së imunitetit për shkak të vaksinimit dhe infeksionit.

Analiza në Imperial College London tregon se mutacionet e Omicron e bëjnë atë një virus më të butë se varianti Delta.

Duke marrë parasysh statusin imunitar të zhvilluar në popullatë, rreziku i shtrimit në spital me infeksionin Omicron është ulur me 25-30 për qind, ndërsa rreziku i qëndrimit në spital për më shumë se një ditë është ulur me 40 për qind.

Nga ekipi që kreu kërkimin e Kolegjit Imperial, Prof. Neil Ferguson thotë se ky është "disi një lajm i mirë". 

Megjithatë, ai thekson se kjo rënie nuk është në një nivel që do të krijojë një ndryshim të madh në modelim dhe paralajmëron se numri i personave që aplikojnë në spital mund të jetë ende i lartë për shkak të përhapjes së shpejtë të Omicron dhe kjo mund të krijoj presion mbi shërbimin shëndetësor.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco