Izraeli nis aplikimin e dozës së katërt të vaksinës anti-Covid

Izraeli nis aplikimin e dozës së katërt të vaksinës anti-Covid

11:28, 31/12/2021
A+ Aa A-

Izraeli është vendi i parë që në ditën e fundit të  vitit 2021 ka filluar aplikimin e dozës së katër të vaksinimit anti Covid.

Izraeli, i cili udhëhoqi një program vaksinimi nga më të suksesshmit në botë në vitin 2020, do të administrojë një dozë të katërt të vaksinës për individët me sistem imunitar të dobësuar së bashku me banorët e moshuar dhe punonjësit në shtëpitë e kujdesit.

Përhapja e dozës së katërt filloi në Qendrën Mjekësore Sheba të Izraelit dhe iu administrua pacientëve me transplante të zemrës dhe mushkërive. Vendi aktualisht po përjeton një valë të re infeksionesh të nxitura nga varianti i ri, shumë i transmetueshëm, Omicron.

Si përgjigje, Izraeli prezantoi kufizime të reja të enjten vonë në një përpjekje për të frenuar shkallën në rritje të infeksionit përpara festimeve të Vitit të Ri. Këtu përfshihet një pasaportë e shëndetit, që u jepet individëve të vaksinuar plotësisht ose atyre që janë shëruar së fundmi nga koronavirusi.

Gjithashtu, masë ekzistuese është mbajtja e detyrueshme e maskave në grumbullimet me më shumë se 50 persona.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco