Studimi i ri: Antitrupat e krijuar nga Omicron mund të sigurojnë imunitet dhe kundër variantit Delta

Studimi i ri: Antitrupat e krijuar nga Omicron mund të sigurojnë imunitet dhe kundër variantit Delta

14:52, 28/12/2021
A+ Aa A-

Të qenit i infektuar me Omicron mund të rrisë imunitetin kundër variantit Delta të koronavirusit, kanë sugjeruar hulumtimet nga shkencëtarët afrikano-jugor.

Studimi, i cili nuk është rishikuar nga kolegët, ekzaminoi 15 persona, disa të vaksinuar dhe disa jo duke zbuluar më pas se ata të infektuar me Omicron zhvilluan një imunitet të zgjeruar ndaj Delta.

Shkencëtarët më pas morën mostra për të parë nëse ata njerëz do të ishin në gjendje të neutralizonin Omicron dhe Delta, 14 ditë më vonë.

Dy raste u përjashtuan nga studimi për shkak të mungesës së aftësisë për të neutralizuar Omicron gjatë studimit.

Shkencëtarët thanë se në 13 rastet e mbetura, kishte një rritje 14-fish në aftësinë për të neutralizuar Omicron.

 Pati gjithashtu një rritje 4.4 herë në aftësinë për të neutralizuar variantin Delta të virusit.

Studimi theksoi se 11 nga 13 pjesëmarrësit ishin vaksinuar dhe shumë gjithashtu kishin të ngjarë të ishin infektuar më parë me një lloj të mëparshëm të virusit, që do të thotë se është e paqartë nëse neutralizimi i Delta mund t'i atribuohet përfundimisht infeksionit Omicron.

''Pjesëmarrësit në këtë studim ka të ngjarë të kenë qenë të infektuar më parë dhe më shumë se gjysma ishin vaksinuar,” thanë studiuesit. “Prandaj, është e paqartë nëse ajo që ne vërejmë është neutralizimi efektiv i tërthortë i virusit Delta nga antitrupat e  Omicron, ose aktivizimi i imunitetit të antitrupave nga infeksioni dhe/ose vaksinimi i mëparshëm.”

Alex Sigal, një profesor në Institutin e Kërkimeve Shëndetësore të Afrikës në Afrikën e Jugut, tha se nëse Omicron është më pak patogjen, "do të ndihmojë në largimin e Delta".

Çfarë dimë për Omicron?

Varianti Omicron u zbulua për herë të parë në Afrikën Jugore në nëntor dhe që atëherë është përhapur në mbarë botën, duke kërcënuar të mbingarkojë spitalet dhe të ndërpresë udhëtimet.

Dy studime nga Mbretëria e Bashkuar, të cilat nuk janë rishikuar nga kolegët, sugjeruan se njerëzit e infektuar me Omicron kanë deri në 70 për qind më pak gjasa për t'u pranuar në spital sesa ata të infektuar me variantin Delta.

Shkencëtarët dhe ekspertët mjekësorë kanë qenë të kujdesshëm në raportimin e simptomave më të buta të lidhura me Omicron.

Është e paqartë nëse provat e simptomave më të lehta dhe më pak raste të rënda të Omicron janë për shkak të karakteristikave të variantit ose për shkak të njerëzve që kanë imunitet më të madh për shkak të vaksinave anti-covid dhe infeksionit të mëparshëm.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco