Dietat e orës: Sa rregullojnë kolesterolin, trigliceridet dhe peshën

Dietat e orës: Sa rregullojnë kolesterolin, trigliceridet dhe peshën

11:54, 28/12/2021
A+ Aa A-

Është thënë shumë për dietat e njohura, si agjërimi me ndërprerje , por deri në çfarë mase mund të japin rezultat? 

Një rishikim i ri i hulumtimit duket se vërteton se këto lloj dietash jo vetëm që çojnë në humbje peshe, por edhe në përmirësim të përgjithshëm të shëndetit .

 Veç kësaj, format e ndryshme të agjërimit me ndërprerje, si modeli 5:2 dhe agjërimi ditor i alternuar, pra "dieta e përditshme" janë veçanërisht të dobishme për njerëzit obezë .

"Agjërimi me ndërprerje mund të jetë një mënyrë efektive për të reduktuar rrezikun e sëmundjeve të zemrës duke ulur presionin e gjakut, kolesterolin 'e keq' LDL dhe trigliceridet, " tha Krista Varady, kreu i kërkimit në Njësinë Kërkimore të Ushqimit Anutro të Universitetit të Illinois.

Përveç kësaj, këto dieta mund të ndihmojnë në parandalimin e diabetit të tipit 2 duke ulur rezistencën ndaj insulinës. 

Megjithatë, shumica e këtyre përfitimeve mund të vijnë nga menaxhimi i peshës: 

"Këto modele dietike kufizojnë marrjen e kalorive nga 15% deri në 30% në ditë, gjë që çon në humbje peshe," shpjegon Dr. Varady. 

“Kur një person obez humbet peshë, kolesteroli LDL, nivelet e triglicerideve, presioni i gjakut dhe rezistenca ndaj insulinës ulen pothuajse gjithmonë . ” 

Gjetjet u publikuan në JAMA Network Open.

Çfarë shikonte rishikimi

Studiuesit analizuan 11 studime që përfshinin 130 aplikime të formave të ndryshme të agjërimit me ndërprerje.

 Pas një ekzaminimi të plotë të studiuesve, ata zbuluan se agjërimi i ndërprerë me të vërtetë çoi në humbje peshe dhe përmirësoi faktorë të ndryshëm që lidhen me shëndetin e zemrës. 

Megjithatë, vetëm dieta 5: 2 (5 ditë marrja normale e ushqimit, 2 ditë kufizim) dhe alternimi i agjërimit ditor reduktuan peshën me më shumë se 5% në mënyrë më efektive.

A duhet t'i zbatojmë më në fund?

Ekspertët që nuk kanë marrë pjesë në procesin e kërkimit kanë rezerva, pasi mendojnë se është shumë herët për të arritur një përfundim të sigurt. 

Në çdo rast, ata rekomandojnë që të konsultoheni me një specialist.

Benjamin Horne, drejtor i epidemiologjisë kardiovaskulare dhe gjenetike në Institutin e Zemrës Intermountain në Salt Lake City, Utah, thekson se jo të gjitha modelet e agjërimit të ndërprerë çojnë në humbje peshe dhe janë të vështira për t'u ndjekur, pasi këto dieta nuk janë të zbatueshme në planin afatgjatë.

 Përveç kësaj, nuk kishte konkluzione për kontributin e tyre në reduktimin e sulmeve në zemër, goditjeve në tru dhe jetëgjatësisë .

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco