Mutacioni Omicron, vaksina Pfizer kundër variantit të ri do të jetë gati në pranverë

Mutacioni Omicron, vaksina Pfizer kundër variantit të ri do të jetë gati në pranverë

11:19, 28/12/2021
A+ Aa A-

Vaksina e gjigantit amerikan të ilaçeve Pfizer e cila do të synojë neutralizimin e variantit “Omicron” , do të jetë gati në pranverë siç shkrueht  nga mediat zvicerane.

Në një intervistë për gazetën zvicerane “Blick”, drejtoresha e Pfizer në Zvicër, Sabine Bruckner, tha se gjigandi farmaceutik amerikan mund të dorëzojë vaksinën kundër variantit shumë ngjitës “Omicron” në pranverë, nëse është e nevojshme.

Gjithashtu ajo  u shpreh se kjo vaksinë mund të ofrojë 25 herë më shumë mbrojtje kundër variantit "Omicron" tek të rriturit.

'Nëse është gati, për qarkullimin e tij në treg, dritën jeshile duhet ta japin autoritetet kompetente zvicerane' shkruan gazeta franceze “Le Parisien”.

"Ne nuk e dimë ende nëse kjo vaksinë është e nevojshme," tha Sabine Brickner duke shtuar: 

"Prandaj, Pfizer po punon në dy fronte në të njëjtën kohë. Nga njëra anë, duke studiuar se sa efektive është vaksina ekzistuese e koronavirusit. Nga ana tjetër, duke analizuar nëse nevojitet rregullim dhe duke i rafinuar këto modifikime” .

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco