Pse epidemia e fshehur mund të jetë do të jetë më e madhe se pandemia e COVID-19?!

Pse epidemia e fshehur mund të jetë do të jetë më e madhe se pandemia e COVID-19?!

09:16, 28/12/2021
A+ Aa A-

Ekspertët shëndetësorë po bëjnë thirrje për ndalimin e antibiotikëve me dozë të ulët që u jepen kafshëve të shëndetshme të fermave, duke paralajmëruar se kjo praktikë mund të çojë në një epidemi të madhe. 

Arsyeja për këtë është se antibiotikët që u jepen kafshëve çojnë vazhdimisht në një situatë të quajtur 'Rezistencë ndaj antibiotikëve' dhe mikrobet dhe organizmat e tjerë që normalisht mund të kontrollohen me antibiotikë kanë rrezikun që të bëhen rezistente dhe të bëhen 'super mikrobe'.

Fermerët u japin kafshëve të tyre doza mbrojtëse të antibiotikëve për t'i parandaluar që ato të sëmuren. 

Megjithatë, sipas rregullores së re të BE-së, e cila do të zbatohet më 28 janar, tani do të ndalohet dhënia rutinë e antibiotikëve për kafshët e fermës, edhe nëse ato janë parandaluese.

Meqenëse Britania e Madhe është larguar nga anëtarësimi në BE, ky rregull i ri nuk është i detyrueshëm, por sindikatat veterinare në vend dëshirojnë që ky ndalim të zbatohet edhe për Mbretërinë e Bashkuar.

Që nga viti 2014 praktika e dhënies së antibiotikëve kafshëve të fermës ka rënë, por sipas ekspertëve ky reduktim prej 52 për qind nuk mjafton për të eliminuar rrezikun e epidemive. 

Ekspertët argumentojnë se kafshëve të shëndetshme nuk duhet t'u jepen antibiotikë.

Rezistenca ndaj antibiotikëve quhet “pandemi e fshehur” nga ekspertët dhe sipas parashikimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 10 milionë njerëz në mbarë botën do të vdesin çdo vit për shkak të sëmundjeve rezistente ndaj ilaçeve deri në vitin 2050, nëse nuk merren masa.

Mjekët në mbarë botën po heqin dorë nga recetat e antibiotikëve në mënyrë që të zvogëlojnë varësinë e pacientëve nga këto barna për të kapërcyer këtë rezistencë të rrezikshme ndaj antibiotikëve. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco