Çfarë duhet të dini për të eleminuar celulitin një herë e mirë

Çfarë duhet të dini për të eleminuar celulitin një herë e mirë

10:18, 27/12/2021
A+ Aa A-

Shqetësimi më i dukshëm i të gjitha femrave është celuliti dhe ky problem duket sikur kthehet në një makth të vërtetë, kur vjen puna për të bërë një figurë sa më të bukur. Gjëja kryesore që çdo femër duhet të dijë në lidhje me celulitin ka të bëjë me faktin se krijimi i tij vjen më shumë nga stili i jetës dhe ushqimet që konsumohen. Ndaj ky është një lajm i mirë, duke qenë se ju mund të bëni diçka për ta ndryshuar dhe përmirësuar situatën.

Ja se çfarë ju këshillohet:

Limitoni konsumimin e kripës, shmangni pijet me sheqer, të gazuara ose me kafeinë.

Fjalët magjike, të çdo dite, janë sporti dhe uji sipas dëshirës. Nëse preferoni të konsumoni kafe, këshillohet që atë ta zëvendësoni me sa më shumë çaj. Përpiquni të përdorni çaj bimor, sepse ato ndihmojnë në parandalimin e celulitit. Shmangni alkoolin. Zvogëloni ngrënien e ushqimit të pasur me yndyra të ndryshme, si dhe të proteinave me prejardhje shtazore. Rrisni sasinë e perimeve dhe frutave.

idrokarburet e thjeshta zëvendësojini me ato më komplekse.

Rrisni sasinë e ushqimit të pasur me vitaminë C (fruta dhe perime, lëngje), kalium (banane, pjeshka, portokaj) dhe squfur (proteinat e ushqimit), sepse këto ushqime i largojnë substancat e dëmshme nga organizmi duke luftuar celulitin së brendshmi. Shmangni ushqimet me kripë dhe erëza. Kripa ka karakter fiksues dhe kjo bën të mundur të formojë sa më shumë celulit.

Ushtrime kundër celulitit

Duke gjykuar nga hulumtimet dhe përvojat e femrave në mbarë botën, kardio-trajnimi është mënyra më e mirë për të reduktuar yndyrën dhe reduktimin e celulitit. Për fat të mirë kardio përfshin shumë aktivitete, ashtu si edhe për të gjitha shijet ofron diçka. Kështu, atyre që u pëlqen natyra, u sugjerojmë çiklizëm, rollera ose vrapim, për ata që kanë orare strikte, palestrën, si dhe gjimnastikën dhe variacionet e shumta të saj. Për ata që duan të argëtohen duke u ushtruar, ka salsa apo zumba, ku koha fluturon në lëvizje të vazhdueshme me muzikë të mirë. Pavarësisht se çfarë do të vendosni, gjëja më e rëndësishme është që gjatë aktiviteteve të djersitni sa më shumë, sepse në këtë mënyrë i largoni toksinat dhe yndyrat shkrihen. Gjithashtu, mos harroni se vetëm pas 20 minutave të ushtrimeve aktive, trupi juaj fillon të shkrijë yndyrën, kështu që durimi dhe këmbëngulja janë aleatët tuaj më të mirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco