Gati dhjetë javë në frymëmarrje artificiale, 30 vjeçari shqiptar: Dhurata ime më e madhe e Krishtlindjes, jeta

Gati dhjetë javë në frymëmarrje artificiale, 30 vjeçari shqiptar: Dhurata ime më e madhe e Krishtlindjes, jeta

09:08, 27/12/2021
A+ Aa A-

Dita kur jeta e Valon Krasniqit pothuajse ndryshoi përgjithmonë ishte 17 gushti.

Krasniqi, 30 vjeç, motoçiklist muskuloz, entuziast, sapo ishte kthyer nga pushimet me familjen në Shqipëri, kur papritur nuk ndihej mirë.

Një test për coronavirus tregoi se ai dhe motra e tij më e madhe ishin infektuar me virusin.

Por ndërsa motra shfaqte vetëm simptoma të lehta, Covid-19 'mbërthen' Valon Krasniqin.

Ai nuk ishte i vaksinuar – disa javë më parë kishte tentuar të caktonte një takim, por në atë kohë vaksina ishte ende në mungesë dhe thuhej se fillimisht duhet t’u jepej përparësi të moshuarve.

Prej ditësh ai vuante nga temperatura e lartë dhe nuk ushqehej  pasi mezi merrte frymë.

Të shqetësuar familjarët e tij thërrasin ambulancën të cila e çon në një klinikë në Bergheim.

Por edhe aty mjekët dhe infermierët panë që se si gjendja e 30-vjeçarit po përkeqësohej me shpejtësi.

Pas një jave ai pësoi edhe një trombozë në krahun e djathtë dhe u transferua në spitalin St. Vinzenz në Këln.

Më 26 gusht, mjekët e në këtë siptali kryen një operacion urgjent për t’i shpëtuar jetën.

“Dhe në të njëjtën mbrëmje që më operuan, më futën artificialisht në koma”, thotë Krasniqi me zë të zbehur gati katër muaj më vonë.

Valon i cili para se të sëmurej peshonte 93 kilogramë, tani është rreth 65 kilogramë.

Të bardhët e syve të tij janë zverdhur për shkak se mëlçia e tij pati probleme nga ilaçet  e shumta që Krasniqi ka marrë në muajt e fundit.

Por ai buzëqesh sepse i mbijetoi sëmundjes.

Deri më 2 nëntor, gati dhjetë javë, Krasniqi qëndronte i varur nga një lloj “mushkërie artificiale” që furnizonte gjakun me oksigjen.

Edhe kur ekipi mjekësor mundi ta nxirrte nga koma pas pesë javësh, ai mbeti i lidhur me aparatin.

Por është edhe familja që i jep forcë të riut, shkruan media gjermane WWW1.

Gruaja dhe motra e tij bëjnë gjithçka që munden për ta bërë 30-vjeçarin të ndiejë se familja e tij është pranë tij. 

“Rasti i z. Krasniqi është një histori e madhe suksesi”, thotë profesori Christian Strassburg, i cili aktualisht po trajton Krasniqin në Spitalin Universitar të Bonit.

 

Dhe për shkak të natyrës së tij pozitive, ai ua lehtëson punën edhe mjekëve dhe infermierëve.

Pak ditë para Krishtlindjes, profesor Strasburgu i dha Valonit lajmin e gëzuar: " Kemi organizuar një masë rehabilitimi neurologjik. "

Supozohet se ky rehabilimtim do ta ndihmojë Krasniqin të ndërtojë muskuj përsëri.

 " Kështu që në një moment ju mund të jeni aq në formë sa të mund të ngisni një motoçikletë, "  i shprehet mjeku, 30 vjeçarit.

Është e pasigurt nëse ai do të jetë ndonjëherë në gjendje të bëjë të njëjtën jetë si përpara se të sëmurej me Covid. 

Por kjo duket se nuk e tremb atë. 

Gjëja kryesore është që ai është kthyer me familjen e tij.www1.wdr.de

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Plarenti27/12/2021 11:30

Mos na hapni barkun me këto mashtrime

Shto koment

Denonco