Simptomat e Omicron: Si ta dalloni variantin e ri nga një e ftohur e zakonshme

Simptomat e Omicron: Si ta dalloni variantin e ri nga një e ftohur e zakonshme

08:58, 16/12/2021
A+ Aa A-

Çdo dimër ka një rritje të ftohjeve të zakonshme dhe infeksioneve të tjera të frymëmarrjes.

Por meqënëse infeksionet e COVID-19 po rriten për shkak të variantit të ri Omicron, duhet të sigurohemi që simptomat e ftohjes të mos ngatërrohen me ato të mutacionit të ri.

Pra, si mund të jeni i sigurt se është një i ftohtë dhe jo Covid?

Simptomat e variantit Omicron duket se janë shumë të ndryshme nga llojet e mëparshme sipas studiuesve.

Disa raportojnë simptoma të buta që janë të ndryshme nga lloji Delta.

Raportet tregojnë se Omicron ka pesë simptoma, të cilat janë:

1. Gërvishtja e fytit (në krahasim me dhimbjen e fytit )
2. Një kollë e thatë
3. Lodhje ekstreme
4. Dhimbje të lehta të muskujve
5. Djersitje natën

Ndërsa simptomat e ftohjes janë:

1. Një hundë e bllokuar ose rrjedhje
2. Një dhimbje të fytit
3. Dhimbje koke
4. Dhimbje muskulore
5. Kollitjet
6. Temperaturë e lartë

Çfarë duhet të bëni nëse keni simptoma Covid?

Sipas virologut britanik Tim Spector është tepër e rëndësishme që nëse keni ndonjë nga simptomat e Covid-19, përfshirë ato që lidhen me Omicron, duhet të bëni testin.

Ai shton: "Omicron është ndoshta shumë më i ngjashëm me variantet e buta tek njerëzit e vaksinuar sesa delta.

 


 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco