Gogësitja mund të zbulojë nëse dikush është psikopat: Ja si!

Gogësitja mund të zbulojë nëse dikush është psikopat: Ja si!

19:21, 05/11/2021
A+ Aa A-

A gogësini edhe ju kur shihni dikë duke gogësirë? A ju ndodh shpesh kjo? Apo kurrë? Zbuloni se çfarë do të thotë

Ka shumë shenja që mund të tregojnë se dikush është psikopat.

Ata kanë karakteristika të tilla si sipërfaqësia, narcizmi, vetëperceptimi superior, gënjeshtra patologjike, mungesa e ndjenjës së fajit dhe empatisë dhe shumë më tepër.

Sipas një studimi të publikuar në “Personality and Individual Differences”, studiuesit zbuluan se ekzistonte një lidhje midis psikopatëve dhe gogësitjes, transmeton Telegrafi.

Studiuesit nga Universiteti Baylor mblodhën 135 subjekte, i testuan duke përdorur testin “Inventari i personalitetit psikopatik” dhe më pas kryen një eksperiment në të cilin ata i ekspozuan subjektet ndaj gogësitjes.

Kur shihni një person tjetër duke gogësirë, a gogësini edhe ju pas disa sekondash?

Sa kohë keni qëndruar pa u gogësitur? Pesë sekondat e para? Apo deri në fund? Nëse ju para përfundimit të gogësitjes së tjetrit njësoj keni gogësitur, nuk jeni psikopat.

Për çfarë bëhet fjalë?

Sipas studiuesve, ajo ka një lidhje të drejtpërdrejtë me empatinë. Një nga shenjat që ju jeni një psikopat është mungesa e empatisë ndaj njerëzve të tjerë.

Empatia dihet se është një nga faktorët kryesorë psikologjikë që mund të çojë në infeksion të gogësitjes.

Studimet e mëparshme kanë vërejtur të njëjtën mungesë empatie te fëmijët në spektrin e autizmit (sidoqoftë, kjo nuk do të thotë se individët autikë janë psikopatë – thjesht do të thotë se ata kanë më pak gjasa të gogësinë).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco