VIDEO-SYRI TV/ Nis vaksinimi anti-COVID i fëmijëve me sëmundje kronike

VIDEO-SYRI TV/ Nis vaksinimi anti-COVID i fëmijëve me sëmundje kronike

17:12, 01/11/2021
A+ Aa A-

Prej 1 nënëtorit nis zyrtarisht vaksinimi për fëmijët 12-deri në 15 vjeç. Drejtoresha e programit të vaksinimit, Erida Nelaj sqaroj për mediat se fillimisht do të vaksinohen fëmijët me sëmundjet kronike. Gjithashtu është aprovua  edhe doza e tretë për personat me sëmundje të rënda dhe imunitet të  ulët.

SYRI TV

Nisi vaksinimi i grupmoshës 12-15 vjeç me vaksinën anti Covid-19.

Drejtoresha e programit të vaksinimit, Erida Nelaj u shpreh për mediat  këtë të hënë se do të vaksinohen ata fëmijë që janë me sëmundje kronike me konsensusin e prindërve.

Për të personat që kanë frenim të imunitetit do të jepet një dozë e tretë pas 4 apo 6 javëve. Krahas kësaj  Nelaj theksojë se të moshuarit mbi 65 vjecc do të vaksinohen me një planifikim nga mjeku i familjes.

Syri Tv pyeti drejtoreshën e programit të vaksinimit, mbi efektet anësore që ka shfaqur injeksioni anti Covid-19. Sipas Nelajt do të jetë e mundur kombinimi i vaksinave si zgjidhje për rastet që kanë pasur komplikime pas 2 dozave të para të vaksinës që kanë marrë.

Po ashtu për grupmoshën 16 deri në 17 vjeç së pari do të vaksinohen ata të cilët kanë sëmundje bashkëshoqëruese. E vetmja vaksinë e aprovuar për fëmijët është Pfizer. Komiteti nuk e pa të arsyeshme vaksinën “Coronavac” apo edhe llojet e tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco