Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PL, Ilir Meta. konferencë me gazetarët

COVID-19/ Çfarë i shqetëson studiuesit dhe mjekët për vaksinat?!

COVID-19/ Çfarë i shqetëson studiuesit dhe mjekët për vaksinat?!

09:35, 02/12/2020
A+ Aa A-

Një artikull i botuar në revistën ‘Nature’ ka paraqitur të dhëna për vaksinat kundër COVID-19 që janë në fazat e fundit.

 Provat e mëdha klinike kanë treguar se katër janë vaksinat kandidate që kanë 90% efikase.

Këta vaksina kanë treguar se kanë një përgjgije imune të aftë për të mbrojtur nga infeksioni COVID-19.

Është e habitshme që vaksinat efektive u zhvilluan në një kohë kaq të shkurtër për një virus të ri, gjenoma e të cilit u studiua në më pak se një vit.

Sidoqoftë ka shumë shqetësime si për studiuesit ashtu dhe për mjekët.

Së pari duhet të përcaktohet efektiviteti i vaksinave në grupe si obezët dhe diabetikët.

Është gjithashtu e paqartë nëse vaksiant ndalojnë përhapjen e virusit nga njerëzit që janë vaksinuar tek të tjerët.

Shqetësime të tjera janë hezitimi i popullatës për t’u vaksinuar dhe mënyra që të rritet besimi i publikut për vaksinën.

Për këtë arsye FDA do të mbajë një takim publik të konsulentëve të jashtëm në fillim të dhjetorit për të diskutuar të dhënat përpara se të miratojë hedhjen në treg të një vaksine.

Për shkak të urgjencës globale shëndetësore, të dhënat e vaksinave janë paraqitur më shumë në njoftime për shtyp dhe intervista sesa në botimet shkencore në revistat mjekësore.

Sidoqoftë, sa më shpejt që të jetë e mundur kjo, është e rëndësishme që të dhënat e studimit të vaksinës të zbulohen në mënyrë që të mund të testohen nga shkencëtarë të tjerë.

Rregullatorët në të gjithë botën duhet të ndajnë të dhënat  me homologët e tyre për të shpejtuar miratimet e vaksinave në të gjithë botën.

 Shpërndarja e vaksinave është një sfidë tjetër. 

Një nga vaksinat që ka treguar rezultate të suksesshme në fazën e fundit të provave klinike u zhvillua nga Universiteti i Oksfordit në bashkëpunim me farmaceutikën AstraZeneca (Cambridge).

 Kjo vaksinë ruhet në -20 oC, në dallim nga vaksina e Pfizer (New York City) dhe BioNTech (Mainz, Gjermani), e cila mund të konsiderohet më efektive por ruhet në temperatura nën -70 oC.

 Vlen të përmendet gjithashtu që AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit janë zotuar të sigurojnë vaksinën me një kosto që mund të përballohet nga të gjithë për periudhën pandemike. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco