Virologu gjerman: Kemi zbuluar një simptomë të re të koronavirusit

Virologu gjerman: Kemi zbuluar një simptomë të re të koronavirusit

18:28, 18/03/2020
A+ Aa A-

Hendrick Streeck është një nga virologët më të mirë në Gjermani. Ai ka vizituar më shumë pacientë me koronavirus se askush tjetër.

Në një intervistë për FAZ, ai thotë se kanë zbuluar një simptomë të re te të prekurit nga koronavirusi.

“Pothuajse të gjithë personat e infektuar që kemi intervistuar, dhe kjo vlen për të paktën dy të tretat, përshkruajnë një humbje të ndjesisë së shijes dhe erës për disa ditë. Kjo humbje shkon aq larg, sa një nënë tha se nuk e nuhaste dot erën e pelenave të fëmijës së saj. Të tjerë nuk nuhasnin dot shampon e tyre dhe ushqimi u dukej krejt pa shije. Ende nuk dihet se kur shfaqen këto simptoma, por besohet se shfaqen pak më vonë gjatë infeksionit”.

Virologu gjerman tregon edhe se cilat janë simptomat e përgjithshme te të prekurit me koronavirus.

“Pacienti tipik tregon vetëm simptoma të buta. Një studim nga Kina tregon po ashtu se 91 përqind e të infektuarve shfaqin vetëm simptoma të buta deri në mesatare, me një kollë të thatë, irrituese dhe ndoshta ethe. Te ne ka pasur edhe humbje të shijes dhe erës. Diarreja po ashtu shfaqet në 30 përqind të të infekturave te ne, diçka më e zakonshme nga sa mendohej”.

I pyetur se çfarë e bën të rrezikshëm virusin e ri, ai thotë: “Patogjeni i ri nuk është aq i rrezikshëm, është më pak i rrezikshëm se Sars-1. E veçanta e tij është se shumëfishohet në zonën e sipërme të fytit, prandaj është kaq shumë ngjitës, sepse virusi kalon nga fyti në fyt, si të thuash. Por ky është edhe një avantazh, sepse Sars-1 shkonte thellë në mushkëri ku shumëfishohej, pra nuk është shumë ngjitës, por është shumë i rrezikshëm”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Many 18/03/2020 22:04

Si qeka dicka e re kjo more shokeni? Po a la grip qe nuk te heq shijen e ushqimit dhe dobeson frymemarrjen?! Budallalleqe!

Shto koment

Denonco