E rëndë në Tetovë/11-vjeçari bie nga ballkoni në rrethana të paqarta, ndërron jetë

E rëndë në Tetovë/11-vjeçari bie nga ballkoni në rrethana të paqarta, ndërron jetë

20:56, 03/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Rrugën Industriale në Tetovë, ku një fëmijë 11-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht.

Sipas raportimevenga mediat vendase, fëmija ka rënë nga ballkoni i një banese, duke pësuar lëndime fatale që rezultuan me humbjen e jetës në vendngjarje.
Ekipet e ndihmës së shpejtë mbërritën me urgjencë, por fatkeqësisht munden vetëm të konstatonin vdekjen.

Aktualisht, policia dhe prokuroria po punojnë në terren për të zbardhur rrethanat e plota të këtij aksidenti që ka tronditur mbarë opinionin publik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco