Lajmi i fundit

Live - Kuvendi në seancë plenare

Tragjedi në ishullin grek/ Anija e Rojes bregdetare përplaset me atë të emigrantëve, 14 të vdekur deri tani

Tragjedi në ishullin grek/ Anija e Rojes bregdetare përplaset me atë të emigrantëve, 14 të vdekur deri tani

22:38, 03/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Anija e Rojes bregdetare u përplas me një motoskaf i cili dyshohet se i përkiste një grupi trafikantësh që po transportonte migrantë të parregullt duke shkaktuar 14 të vdekur dhe 24 të plagosur.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 21:00 të mbrëmjes së sotme në afërsi të ishullit të Kiosit në Greqi.

Viktimat janë emigrantë shkruan media greke. 26 persona janë dëguar në spitalin e Kiosit dhe mes tyre ka dhe të plagosur rëndë.

Një operacion kërkim-shpëtimi është duke u zhvilluar dhe Greqia. Dyshohet se numri i viktimave mund të rritet.

Mediat greke shkruajnë se anija patrulluese e Rojës Bregdetare e vuri re anijen me emigrantë dhe u bëri shenjë të ktheheshin mbrapsht. Kontrabandistët u zhvendosën drejt anijes së Rojës Bregdetare dhe ndodhi përplasja, ndërsa emigrantët ranë në det, shkruan media greke, zougla.gr. 

Edhe dy roje bregdetare, një burrë dhe një grua, janë plagosur dhe janë dërguar në spital. Motoskafi me emigrantë të paligjshëm mbante afërsisht 35 persona, të cilët u gjetën në det. 

Në operacion janë angazhuar 4 anije të Rojës Bregdetare, 1 anije private me zhytës privatë në bord, 1 helikopter i Forcave Ajrore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco