VIDEO/ Paralizohet Athina: Policia greke përleshet ashpër  me protestuesit

VIDEO/ Paralizohet Athina: Policia greke përleshet ashpër me protestuesit

14:08, 30/06/2017
A+ Aa A-

Gazi lotsjellës u përdor në kryeqytetin e Greqisë fqinje gjatë një proteste të organizuar prej anarkistëve,  ku manifestuesit hodhën lëndë shpërthyese dhe fishekzjarre.

Dhuna shpërtheu mbrëmjen e së enjtes tpranë Universitetit Teknik Kombëtar të Athinës, në qendër të qytetit, njoftuan greke.  

 Të paktën dy oficerë policie u plagosën.

Çdo gjë filloi mbas protestës së organizuar prej anarkistëve, në rrugën "Patision",e në vazhdim përleshjet u shtrinë në rrugën "Tosica","Solomu",si dhe në rrugën ku ndodhen zyrat e PASOK, "Harilao Trikupi".

Anarkistët hodhën gurë dhe bomba molotov kundër forcave të rendit, të cilat u përgjigjën me gaz lotsjellës dhe granata shpërthyese.

Prej sulmit të anarkistëve, disa makina u dogjën dhe u dëmtuan disa vitrina dyqanesh.

Për të shmangur përshkallëzimin e situatës, protesta e sindikatës u anulua me urdhër të ministrit të mbrojtjes së qytetarit, Nikos Toskas.

Policia tha se ka ndaluar disa të dyshuar si shkaktarë të akteve të dhunës, por ende nuk dihet nëse ndaj tyre do të ngrihen akuza. /SYRI.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco