Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, ja sa është pjesëmarrja sipas KSHZ

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, ja sa është pjesëmarrja sipas KSHZ

19:15, 24/04/2024
A+ Aa A-

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut ka publikuar të dhënat mbi pjesëmarrjen në votime deri në orën 18:00, referuar të dhënave nga 1200 vendvotime.

Nga gjithsej 612.850 votues të regjistruar në këto vendvotime, kanë votuar 291 777, respektivisht 47,61%.

Sipas të dhënave të deritanishme,  pjesëmarrja më e lartë është shënuar në Novaci me 71,07%, ndërsa dalje më e ulët në Shuto Orizare, 22,06%.

Deri më tani, votimi ka qenë i qetë në të gjitha vendvotimet. Deri në këtë moment në KSHZ janë dorëzuar gjithsej 345 kundërshtime për mbrojtjen e të drejtës personale të votimit.

Prej tyre, 98 kundërshtime janë pranuar dhe zgjedhësve iu është mundësuar realizimi i të drejtës së votës, 36 kundërshtime janë hedhur poshtë si të parregullta dhe 46 kundërshtime janë refuzuar.

Në tri vendvotimet që patën probleme në Kumanovë dhe që u ndërpre votimi, nga KSHZ thanë se në këto vendvotime do të ketë rivotim vetëm nëse votimi do të ndikonte në rezultatin e zgjedhjeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco