Nëna u vra nga i ati, familja e Caroline: Lidia nuk do të ketë asnjë lidhje me Greqinë pas ndryshimit të mbiemrit

Nëna u vra nga i ati, familja e Caroline: Lidia nuk do të ketë asnjë lidhje me Greqinë pas ndryshimit të mbiemrit

17:11, 17/04/2024
A+ Aa A-

Pas ndryshimit të mbiemrit vogëlushja Lidia nuk do të ketë asnjë lidhje me të atin e saj, Babis Anagnostopoulos raportojnë mediat greke. Qëllimi i familjes së nënës së ndierë të vajzës së vogël ishte të mos mbante më mbiemrin e një vrasësi.

Ndryshimi i mbiemrit të të miturës Lidia ishte akti përfundimtar në vendimin e nënës së Caroline për ta shkëputur fëmijën nga familja atërore e Babis Anagnostopoulos dhe nga gjithçka që lidhej me vrasjen brutale të nënës së saj.

Tashmë, prej më shumë se një viti, gjyshja e Lidias së vogël, e cila ka kujdestarinë e plotë, ka nisur nga Filipinet procedurat për ndryshimin e mbiemrit që mban vajza e saj Caroline.

Autoritetet gjyqësore në Filipine, të cilave zonja Susan Crouch iu drejtoi fillimisht kërkesën, ia dërguan atë autoriteteve përkatëse greke, të cilat, duke marrë parasysh vendimet e gjykatës, vazhduan me plotësimin e kërkesës.

Pas procedurave në Agia Paraskevi, u mira ndryshimi i mbiemrit për Lidian e vogël. Kështu, vajza e vogël tashmë do të mbajë mbiemrin Crouchs.

“Procesi përfundoi dhe ajo mori mbiemrin Crouch. Bazuar në interesin e fëmijës, familja vendosi dhe filloi procesin e ndryshimit të mbiemrit në mënyrë që Lidia e vogël të mos mbajë më mbiemrin e një vrasësi të tmerrshëm i cili ka mbetur në kujtesën e të gjithëve”, tha avokati i familjes së Karolinës.

Sipas avokatit, gjyshja e Lidias së vogël nuk dëshiron që fëmija të ketë lidhje me Greqinë dhe në kuadër të këtij “izolimi” është edhe ndryshimi i mbiemrit. Asnjë komunikim midis Lidias dhe Babis Anagnostopoulos edhe mes prindërve të tij.

Në shtator të vitit 2023, Gjykata e Apelit të Athinës dënoi Babis Anagnostopoulos me burgim të përjetshëm për vrasjen e gruas së tij Caroline Crouchs.

Rreth dy vite më parë ai kishte tentuar të kontaktonte me fëmijën dhe familjen e Caroline por pa rezultat dhe që nga ajo kohë nuk ka pasur asnjë komunikim me Lidian e vogël, po ashtu edhe prindërit e Babis Anagnostopoulos nuk kanë kontakte me vogëlushen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco