Lajmi i fundit

SYRI I BOTËS/ Me moderatore Dori Daka

Të shtëna me armë ndaj kryekomunarit të Haraçinës, shkon në 3 numri i të plagosurve

Të shtëna me armë ndaj kryekomunarit të Haraçinës, shkon në 3 numri i të plagosurve

16:06, 01/04/2024
A+ Aa A-

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesditën e sotme në Komunën e Haraçinës në Maqedoninë e Veriut ndërsa shënjestër ka qenë kryetari i kësaj komune, Ridvan Ibrahimi.

Si pasojë e të shtënave, tre persona kanë mbetur të plagosur.

Personi që ka kryer sulmin, thuhet të jetë person i njohur për Policinë i cili ka qenë i përfshirë edhe në krime të tjera.

Image

Nga të plagosurit Adnan Ajdini është futur në operacion në urgjencën e spitalit të Shkupit, ka raportuar Klan Maqedoni.

Kreu i kësaj komune, Ibrahimi edhe më parë ka pasur probleme të kësaj natyre, dhe se tashmë në Haraçinë dihet gjithë historia e këtij problemi mes një familje të njohur dhe kryetarit të komunës.

Muaj më parë komuna ishte mbyllur dhe stafi nuk kishte shkuar në punë, për shkaqe sigurie. Për këtë problem janë ngritur edhe kallëzime penale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco