Gjendet i vdekur një person në Istog, dyshohet se është vëllai i kryetarit të komunës

Gjendet i vdekur një person në Istog, dyshohet se është vëllai i kryetarit të komunës

19:03, 24/03/2024
A+ Aa A-

Një person është gjetur pa shenja jete pasditën e së dielës në varrezat e fshatit Gurakoc të Istogut. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai tha se policia ka marrë informacionin rreth orës 16:45, ndërsa ka shkuar në vendin e ngjarjes. Gashi shtoi se mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij, raportojnë mediat e Kosovës.

“Policia është njoftuar se një person është gjetur pa shenja jete në varrezat e Gurakocit. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij,” ka thënë ai.

Ndërsa, sipas raportimeve të fundit nga mediat lokale, bëhet fjalë për Triumf Feratin – djali i vogël i ish-kryetarit të Komunës së Istogut, të ndjerit Fadil Ferati, dhe vëllai i kryetarit aktual, Ilir Ferati.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco