Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Rrëzohet avioni luftarak grek, piloti bie në det

Rrëzohet avioni luftarak grek, piloti bie në det

18:30, 20/03/2024
A+ Aa A-

Një avion luftarak F-16 i Greqisë u rrëzua ditën e sotme në rrethana të paqarta në një zonë detare midis Halkidiki dhe Alonissos.

Për fat të mirë, piloti mundi të shpëtonte, pasi aktivizoi në kohë sistemin e hedhjes nga avioni me anë të sediljes.

Ai u rrëzua në det, ku qëndroi për rreth 1 orë e 30 minuta, siç raportojnë mediat greke.

Pothuajse në të njëjtën kohë që piloti aktivizoi sistemin e emergjencës, filloi edhe operacioni i shpëtimit.

7 mjete lundruese të rojës bregdetare greke dhe 3 mjete ajrore shkuan në zonën ku kishte rënë piloti. Ai u mor nga një helikopter Super Puma që e transportoi për në kampin e ushtrisë. Prej andej u transportua me ambulancë drejt Spitalit të Përgjithshëm Ajror.

Piloti është në gjendje të mirë shëndetësore.

Ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, ka reaguar për ngjarjen dhe i ka uruar rikuperim të shpejtë pilotit.

Ndërkohë, Forca Ajrore greke ka nisur hetimet për të zbuluar çfarë shkoi keq që çoi në rrëzimin e avionit luftarak.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco