Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov do të presë nesër homologun e tij serb Ivica Daçiç në Moskë.
Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse Maria Zakharova.
“Nesër, më 21 mars, janë planifikuar bisedime me kolegun tonë serb”, tha Zaharova në një konferencë për media.Serbia është një nga vendet e pakta evropiane që nuk vendosi sanksione ndaj Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainën fqinje dhe vazhdoi të mbajë kontakte me zyrtarët rusë.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, dje i ka dorëzuar ambasadorit rus një letër për presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
Beogradi zyrtar vlerëson mbështetjen e Rusisë në organizatat dhe institucionet ndërkombëtare për mosnjohjen e Kosovës si shtet.© SYRI.net