Serbia shpërfill Perëndimin, intensifikon vizitat shtetërore në Moskë

Serbia shpërfill Perëndimin, intensifikon vizitat shtetërore në Moskë

13:28, 20/03/2024
A+ Aa A-

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov do të presë nesër homologun e tij serb Ivica Daçiç në Moskë.

Lajmin e ka dhënë zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse Maria Zakharova.

“Nesër, më 21 mars, janë planifikuar bisedime me kolegun tonë serb”, tha Zaharova në një konferencë për media.

Serbia është një nga vendet e pakta evropiane që nuk vendosi sanksione ndaj Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainën fqinje dhe vazhdoi të mbajë kontakte me zyrtarët rusë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, dje i ka dorëzuar ambasadorit rus një letër për presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Beogradi zyrtar vlerëson mbështetjen e Rusisë në organizatat dhe institucionet ndërkombëtare për mosnjohjen e Kosovës si shtet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco