Rrëzohet një avion F16 i forcave ushtarake greke, nuk dihet fati i pilotit

Rrëzohet një avion F16 i forcave ushtarake greke, nuk dihet fati i pilotit

13:14, 20/03/2024
A+ Aa A-

Një avion luftarak F-16  i forcave ajrore greke u rrëzua në zonën detare pranë ishullit Psathura të Sporades, në jug të gadishullit të Halkidikisë.

Sipas informacioneve të fundit thuhet se që në momentin e parë piloti i F-16 arriti të hidhej nga avioni F-16, duke aktivizuar mekanizmin e sediljes parashutë.

Një helikopter Super Puma u ngrit menjëherë nga ishulli  Limnos, për të filluar kërkimet për vendndodhjen e tij. Sipas mediave greke piloti është gjendur dhe është çështje minutash nxjerrja e tij nga uji.

Avioni ishte nisur nga skuadra 337 e repartit ushtarak 110, në Larisa dhe ishte në formacion me katër avionë të tjerë luftarakë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco