Kërcënimi i Vuçiç/ Eurodeputeti gjerman: Pse s'reagojnë liderët e BE?

Kërcënimi i Vuçiç/ Eurodeputeti gjerman: Pse s'reagojnë liderët e BE?

09:56, 19/03/2024
A+ Aa A-

Eurodeputeti gjerman Reinhard Butikofer i ka drejtuar një pyetje liderëve evropianë, por edhe emisarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, se a e kanë dëgjuar deklaratën e fundit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç rreth luftës.

"Hej, Josep Borrell, Miroslav Lajcak, Oliver Varhelyi, a e dëgjuat këtë me zë të lartë dhe qartë? Si mund të vazhdoni të pretendoni se “problemi” është kryeministri Kurti? Ju pretendoni se ndiqni “stabilitetin”, por e lejoni Vuçiçin të mbjellë farën e luftës! Von der Leyen, ju duhet të ndryshoni kursin e BE-së! TANI!”, shkruan ai në X.

Reagimi i tij vjen pas një ultimatumi që Vuçiç lëshoi në drejtim të Perëndimit, duke i kërkuar që të zgjedhë mes Kosovës dhe Serbisë.

“Nëse ata zgjedhin Kosovën, Serbia do të presë për momentin më të mirë të mundshëm dhe do ta shfrytëzojë mundësinë për të vepruar”, tha presidenti serb gjatë një eventi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco