Kryeministri grek shkon sot në Serbi, takohet me Vuciqin

Kryeministri grek shkon sot në Serbi, takohet me Vuciqin

07:33, 12/02/2024
A+ Aa A-

Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis sot do të zhvillojë një vizitë pune në Beograd dhe do të bisedojë me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, si dhe do të mbahet edhe një forum biznesi serbo-grek.

Siç kanë njoftuar nga zyra e Presidentit të Serbisë, në Pallatin e Serbisë është caktuar takimi kokë më kokë mes Vuçiqit dhe Mitsotakis, i cili do të pasohet me bisedime plenare ndërmjet delegacioneve të Serbisë dhe Greqisë të kryesuara nga Vuçiq dhe Mitsotakis. Më pas është planifikuar që Vuçiq dhe Mitsotakis t’i drejtohen gazetarëve.

Oda Ekonomike e Serbisë, me mbështetjen e Ambasadës së Greqisë në Serbi, në kuadër të vizitës së delegacionit shtetëror-ekonomik grek do të organizojë një forum biznesi serbo-grek dhe prezantimin e projekteve zhvillimore serbe.

Pjesëmarrësve të forumit në Pallatin e Serbisë do t’u drejtohen presidenti i Serbisë dhe kryeministri i Greqisë, si dhe ministri i Financave i Serbisë Sinisha Mali dhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Greqisë Konstantinos Fragojanis.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco