U la takim, por e anuloi/ Fermerët grekë sulmojnë sallën 'vip' të aeroportit për të takuar ministrin e Bujqësisë

U la takim, por e anuloi/ Fermerët grekë sulmojnë sallën 'vip' të aeroportit për të takuar ministrin e Bujqësisë

23:00, 11/02/2024
A+ Aa A-
Klima në Aleksandropoli është tensionuar pasi fermerët kanë sulmuar aeroportin dhe janë përplasur me policinë, pas anulimit të takimit të tyre me ministrin e Zhvillimit Rural, Lefteris Avgenakis.

Fermerët grekë pritën katër orë në hotel për të takuar Lefteris Avgenakis dhe Stavros Keletsis.

Por sipas mediave greke, takimi u anulua, e kjo bëri që që ata të agravojnë dhe të nisin sulmet jashtë hotelit.

Fermerët tentuan të çajnë kordonin e policisë, duke u përplasur me forcat e policisë. Ata rrethuan sallonin VIP të aeroportit ku ndodhej Avgenakis.

Këto zhvillime vijnë dy 24 orë para takimit të tyre të planifikuar me Kyriakos Mitsotakis, megjithatë, pavarësisht hapjes për dialog nga kryeministri, fermerët vazhdojnë të ashpërsojnë qëndrimin e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco