Ministri grek informoi se pasaportat e Maqedonisë nuk janë më të vlefshme nga e hëna

Ministri grek informoi se pasaportat e Maqedonisë nuk janë më të vlefshme nga e hëna

16:28, 10/02/2024
A+ Aa A-

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Jorgos Gerapetritis, i njoftoi me shkrim kolegët e tij ministra dhe organizata të tjera ndërkombëtare për detyrimin për dokumentet e udhëtimit të Maqedonisë nga 12 shkurti-raporton ‘pressing.gr’.

Në letër thuhet se më 12 shkurt përfundon periudha teknike kalimtare pesëvjeçare e Marrëveshjes së Prespës për ndryshimin e dokumenteve të udhëtimit me emrin e ri Republika e Maqedonisë së Veriut.

Kjo do të thotë se të gjitha dokumentet dhe materialet zyrtare të Maqedonisë së Veriut për përdorim ndërkombëtar duhet të kenë vetëm terminologjinë nga neni 1(3) i marrëveshjes së Prespës.

Gerapetritis u bën thirrje ministrive të informojnë shërbimet kompetente, organizatat, federatat etj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco