Vuçiç pretendon fitore të vogël në OKB

Vuçiç pretendon fitore të vogël në OKB

12:20, 09/02/2024
A+ Aa A-

Presidenti Vuçiç e ka konsideruar një fitore e vogël, por domethënëse për Serbinë përballjen me Albin Kurtin në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Kurti solli argumente që bazohen në urrejtje personale. Kurti as nuk e ka përmendur, as nuk do që të përmendë bashkimin e komunave serbe, marrëveshje që ka 11 vite që është nënshkruar. Çfarë demokracie e fuqishme është ajo ku votojnë vetëm 3 përqind. Ne nuk do të mund të transferojmë dinarë, por njerëzit tanë duhet ta dinë se ne do të luftojmë për ta”, tha Vuçiç.

Sipas tij, në anën serbe ishin 7 nga 15 shtetet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Serbia paguan serbët e Kosovës përmes një sistemi paralel, pagat, pensionet, ndihmat sociale, dhe përfitimet tjera.

Pensionet nga buxheti i Serbisë, zakonisht serbët në Kosovë i marrin me datën 10 të çdo muaji. Për vitin 2024 Shteti serb ka dhënë 139 milionë euro për serbët në Kosovë , rreth 11 milionë më shumë sesa më 2023.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco