Lajmi i fundit

SYRI I BOTËS/ Me moderatore Dori Daka

Nis seanca e jashtëzakonshme në OKB thirrur nga Serbia/ Vuçiç: Albin Kurti është persekutor i serbëve

Nis seanca e jashtëzakonshme në OKB thirrur nga Serbia/ Vuçiç: Albin Kurti është persekutor i serbëve

21:30, 08/02/2024
A+ Aa A-
Me kërkesë të Misionit të Serbisë në Kombet e Bashkuara ka nisur pak momente më parë seanca e jashtëzakonshme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku po diskutohen lëvizjet e fundit të qeverisë së Kosovës, të cilat në kërkesën e Beogradit thuhet se janë “në kontrast të thellë” me Kartën e OKB-së dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB.

Ka qenë presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, i cili ka nisur fjalën e tij duke u shprehur se ky takim ka qenë i rëndësishëm për t’u thirrur për shkak se në Kosovë po kryhen veprime që bien ndesh me parimet e OKB.

Sipas tij vendimi për heqjen e dinarit serb po ndëshkon popullatën serbe në Kosovë, teksa listoi grupimet e popullatës serbe në Kosovë që preken nga ky vendim.

“Regjimi i Prishtinës po ndalon mundësitë e popullatës serbe që të marrë shërbimet mjekësore, arsimore, etj. Albin Kurti është persekutor i serbëve”, theksoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco